Nis sot sesioni i ri parlamentar! Deputetët rikthehen në Kuvend, protestuesit paralajmërojë rrethimin e tyre

8 September 2026, 08:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfundojnë pushimet dhe sot deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të do të mbahet në orën 17:00.

Seanca e parë pritet të jetë kryesisht ceremoniale, ndërsa puna konkrete e Kuvendit do të nisë me përcaktimin e programit dhe kalendarit të punimeve për periudhën e re parlamentare.

Në orën 11:00, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve.

Në sesionin e ri parlamentar pritet që vëmendja kryesore të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.
Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas propozimit, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.

 

 

Po ndodh...