U vra nga shoku i fëmijërisë pas sherrit në Korçë, klubi i Skënderbeut mesazh të ndjerë për Joan Zukon: Ishte tifoz me zemër
Vrasja e Joan Zukos mbrëmjen e së dielës tronditi të gjithë komunitetin në Korçë. I riu u qëllua për vdekje me armë zjarri nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo që u arrestua menjëherë nga policia pas 4 orësh në arrati.
Në lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë, ka mbajtur një reagim nga klubi i Skënderbeut, që përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh ngushëllimet për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të Zukos.
“Joani ishte pjesë e familjes sonë, fillimisht si futbollist i akademisë dhe më pas si një nga ata tifozë që e mbajnë Skënderbeun në zemër. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Prehu në paqe, Joan. Do mbetesh gjithmonë pjesë e familjes së kuqe”, shkruhet më tej në postimin ngushëllues.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128