Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur dhe një i lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Muhovc të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Sot, më datën 09.08.2026, rreth orës 16:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime të rënda, i cili ka ndodhur në fshatin Muhovc të Ferizajt”, ka deklaruar Veseli.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca Mjekësore. Në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet kompetente të trafikut kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128