Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë
Një rast i të shtënave me armë zjarri është raportuar sot në Mitrovicën e Jugut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut. Zaiti ka bërë të ditur se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 15:30, Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”.
Sipas tij, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
“Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vazhdon hetimet”, ka shtuar ai.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin apo rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128