Protesta nuk ndalet, qytetarët kërkojnë largimin e Kastës politike: Rama, koka e korrupsionit! SPAK të nisë hetimin
Në protestën e zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë, qytetarët kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e qeverisjes.
Nga sheshi përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë listuar sërish kërkesat e tyre, duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit Rama dhe deri te krijimi i një qeverie teknike.
Një prej aktivistëve u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut, që të hetojë kryeministrin Edi Rama, duke ngritur akuza për korrupsion dhe duke kërkuar që përgjegjësit për shkeljet e pretenduara të përballen me drejtësinë.
“Kjo qeveri duhet të largohet për të shkuar para drejtësisë, sepse është e zhytur në krim dhe korrupsion”, u shpreh aktivisti nga protesta.
Ai iu drejtua edhe Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se qytetarët vijojnë protestën prej 71 ditësh.
“I kujtojmë SPAK-ut se shqiptarët prej 71 ditësh qëndrojnë në Bulevard dhe nuk i kanë marrë pushimet. Edhe ju, prokurorë të SPAK-ut, hetoni Edi Ramën si kokën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, sepse faktet i keni”, deklaroi ai.
Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të tyre, ndërsa kërkesat kryesore mbeten largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128