Konjufca i përgjigjet Zelenskyt për mosnjohjen e Kosovës: Ne ishim krah Ukrainës që në ditën e parë, Serbia jo

9 August 2026, 21:06 / KOSOVA ALFA PRESS

Konjufca i përgjigjet Zelenskyt për mosnjohjen e Kosovës: Ne

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, deklaratë kjo që ka sjellë reagimin e ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca.

Zelensky e përsëriti qëndrimin e Kievit gjatë vizitës së tij në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç. Gjatë një konference për media, presidenti ukrainas tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket njohjes së Kosovës.

Pas kësaj deklarate, Konjufca reagoi përmes një postimi në platformën X, duke shprehur keqardhje për qëndrimin e Ukrainës. Ai theksoi se Kosova ka qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë e agresionit rus në shkallë të gjerë.

Ne ishim krah Ukrainës që në ditën e parë të agresionit rus, Serbia jo!”, shkroi Konjufca, duke theksuar se Kosova e ka mbështetur Ukrainën pavarësisht faktit se Kievi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas Konjufcës, Kosova ka dënuar pushtimin rus, është përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe ka ofruar ndihmë humanitare, mjekësore dhe strehim për qytetarët dhe gazetarët ukrainas. Ai përmendi gjithashtu ndihmën dhe trajnimin ushtarak të ofruar në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës.

E bëmë këtë pavarësisht mosnjohjes së shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimore”, deklaroi Konjufca.

Po ndodh...