“Rama në burg, Berisha në burg”/ 71 ditë revoltë kundër Kastës politike, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 71-të. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar me kërkesa politike.
Protestuesit janë nisur nga sheshi para Kryeministrisë dhe po vijojnë marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa gjatë lëvizjes dëgjohen thirrje kundër qeverisë.
“Rama, jep dorëheqjen!”, është një prej thirrjeve të përsëritura nga protestuesit, të cilët kanë rikthyer edhe sloganet e përdorura gjatë 71 ditëve të protestës.
Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar protestën, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128