‘Fabrika e artë’/ Leipzig shkon drejt 1 miliard euro fitime nga shitjet, Diomande thyen rekordin
RB Leipzig vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga klubet më të suksesshme në Europë për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve.
Klubi gjerman ka arritur një shifër të jashtëzakonshme në arkën e tij nga shitjet e lojtarëve.
Me 125 milionë eurot e përfituara nga Real Madridi për Yan Diomanden, të ardhurat që nga sezoni 2020/21 kanë shkuar në 953.42 milionë euro.
Pra, Leipzig është vetëm pak hapa larg shifrës magjike të 1 miliard eurove nga transferimet.
Në të njëjtën periudhë, klubi ka shpenzuar 769.87 milionë euro në merkato, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme financiare.
Diomande është tashmë shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit, me 125 milionë euro.
Pas tij renditet Josko Gvardiol, i transferuar për 90 milionë euro.
Benjamin Sesko solli 76.5 milionë euro, ndërsa Dominik Szoboszlai u shit për 70 milionë euro.
Në listë janë edhe Xavi Simons me 65 milionë, Dani Olmo me 61 milionë dhe Christopher Nkunku me 65 milionë euro.
Naby Keita i solli Leipzigut 60 milionë euro, ndërsa Timo Werner u shit për 53 milionë.
Loïs Openda kompleton listën me transferimin e tij prej 42.75 milionë eurosh.
Nga Gvardiol te Sesko, Olmo e Nkunku, Leipzig ka kthyer talentet e rinj në një burim të jashtëzakonshëm të ardhurash.
Me këtë model, “fabrika” gjermane vazhdon të prodhojë yje dhe miliona, ndërsa shifra prej 1 miliard eurosh nga shitjet duket gjithnjë e më pranë.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128