Publikohen pamje të reja tronditëse nga orët e fundit të Liam Payne

9 August 2026, 23:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Detaje të reja nga orët e fundit të jetës së ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne, janë bërë publike pas sigurimit të rreth 3 mijë fotografive, dokumenteve dhe raporteve nga policia argjentinase.

Sipas Daily Mail, pamjet e kamerave të sigurisë nga hoteli CasaSur Palermo në Buenos Aires tregojnë Payne duke lëvizur në ambientet e hotelit, duke biseduar me stafin dhe duke shoqëruar dy gra, të identifikuara nga policia si punonjëse seksi.
Një tjetër pamje e tregon atë duke u lëkundur në një shtyllë jashtë hotelit një natë para vdekjes.

Payne, 31 vjeç, vdiq më 16 tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e tretë.

Sipas analizave toksikologjike, në organizmin e tij u gjetën alkool, kokainë dhe një substancë qetësuese, ndërsa u konstatua edhe prania e “pink cocaine”, një përzierje që mund të përmbajë ketaminë, MDMA dhe metamfetaminë.

Pas vdekjes së këngëtarit, autoritetet argjentinase ngritën akuza ndaj pesë personave.

Disa prej tyre, përfshirë punonjës të hotelit dhe mikun e Payne, Rogelio “Roger” Nores, më vonë u liruan nga akuzat, derisa Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra vijojnë të përballen me akuza për furnizimin e këngëtarit me drogë.

Liam u bë i famshëm në vitin 2010 si pjesë e “One Direction”, një prej grupeve më të suksesshme të muzikës pop.

Ai u varros më 20 nëntor 2024 në Angli, në një ceremoni ku morën pjesë edhe ish-anëtarët e grupit, Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan.

Liam Payne

Po ndodh...