Kruja nuk gjen qetësi/ Pas zjarrit që shkrumboi me mijëra hektarë, një vatër shfaqet në pyllin me pisha, flakët shumë afër banesave
9 August 2026, 20:33 / AKTUALITET
Duket se Kruja, e cila mbrëmjen e djeshme u përfshi nga një zjarr i fuqishëm, nuk ka gjetur qetësi, pasi një vatër e re zjarri është shfaqur pak më parë në Krastën e Krujës, në afërsi të lagjes Boje, rreth 500 metër larg banesave.
Bëhet me dije se zjarri i është vënë një sipërfaqeje të madhe me pisha dhe vatra po zgjerohet, ndërsa situata është kritike pasi është e pamundur t’i afrohesh vatrës së zjarrit me mjete zjarrfikëse, për shkak të terrenit.
Bëhet me dije se kjo zonë regjistrohen zjarre çdo vit dhe mendohet se flakët vihen nga kultivues të kanabisit.
Ndërsa sa i përket zjarrit që përfshiu ditën e djeshme Krujën, një sipërfaqe e madhe është shkrumbuar nga flakët, teksa policia ka arrestuar zjarrvënësin.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128