Pas incidentit me eksploziv në Leipzig, dronë të panjohur shfaqen mbi bazën e ushtrisë gjermane

9 August 2026, 18:35 / BOTA ALFA PRESS
Pas incidentit me eksploziv në Leipzig, dronë të panjohur shfaqen

Dy dronë janë parë mbi një bazë ushtarake në Mechernich, në perëndim të Gjermanisë, vetëm pak ditë pasi një pajisje e mbushur me eksploziv u gjet në aeroportin Leipzig/Halle.

Bundeswehr ka konfirmuar se dronët u diktuan të enjten në mbrëmje mbi bazën, e cila ndodhet pranë Bonit dhe ku, sipas mediave gjermane, ruhen pajisje dhe pjesë rezervë për mirëmbajtjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, të prodhuara në SHBA.

Pas konstatimit të dronëve, në bazë u vendos policia ushtarake gjermane, përpara se çështja t'i kalonte policisë lokale për hetim.

Autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende të dhëna për origjinën e dronëve dhe nuk kanë konfirmuar nëse incidenti ka lidhje me rastin e regjistruar në aeroportin Leipzig/Halle.

Gjermania po heton aktualisht një incident në aeroportin Leipzig/Halle, ku një dron i pajisur me eksploziv kishte arritur në një pistë të aeroportit, i cili përdoret edhe nga NATO dhe ushtria gjermane, si dhe shërben si bazë për kompaninë ajrore ukrainase Antonov.

Bundeswehr ka refuzuar të komentojë nëse dy dronët e parë mbi Mechernich mund të kenë lidhje me incidentin në Leipzig.

Po ndodh...