“Shtatori po vjen, Albin”, Haradinaj paralajmëron protesta kundër Kurtit
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se në shtator partia e tij do të organizojë protesta në rrugë kundër Qeverisë dhe Albin Kurtit.
“E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik. Ku aleati historik, Amerika, respektohet. Ku Serbia sanksionohet 100 për qind. Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro. Ku familja rritet në Kosovë e jo në Skandinavi. Ku populli nuk gënjehet, por i thuhet e vërteta. Aty ku serbët nuk lejohen të regjistrohen me dëshmitarë edhe pas krimeve të kryera. Pra, shtatori po vjen, Albin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Deklarata e Haradinajt vjen pasi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e goditi me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të shtunën.
Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128