Zjarr në fshatrat Andon Poçi dhe Hundëkuq, në rrezik zonat e banuara
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër, në zonën mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara pranë vatrës së zjarrit. Situata është vështirësuar edhe nga terreni i thyer dhe bimësia e dendur, të cilat kanë penguar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe afrimin e mjeteve pranë vatrave.
Sipas informacioneve, në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe tre vatra zjarri rreth një javë më parë. Rikthimi i flakëve ka vënë në alarm banorët dhe autoritetet lokale.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe forca shtesë zjarrfikëse, të cilat do të angazhohen në operacion për neutralizimin e plotë të situatës.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128