11 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre 3 të mitur 

16 October 2026, 19:15 / AKTUALITET ALFA PRESS
11 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre 3 të

Të paktën 11 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte, më 16 tetor, në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 18:45 nga Spitali Universitar i Traumës (SUT), mes të lënduarve janë 6 protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 efektivë policie dhe 2 kalimtarë.

Aktualisht, në urgjencën e spitalit po marrin shërbim mjekësor 3 persona: dy protestues dhe një efektiv policie. Sipas informacionit të bërë publik, të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve.

Bilanci i të lënduarve vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës pranë Kryeministrisë, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

Po ndodh...