“Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!
16 October 2026, 19:22 / POLITIKË
Të rinjtë që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes grafiteve në mure, duke shprehur pakënaqësinë ndaj politikës dhe situatës në vend.
“Nuk duam të ikim, ikni ju!” dhe “Nuk ka shtet” janë disa nga mesazhet e shkruara nga të rinjtë, të cilët kërkojnë ndryshim dhe kundërshtojnë largimin e tyre nga Shqipëria.
Përmes këtyre parullave, ata shprehin revoltën ndaj klasës politike, ndërsa në mesazhet e tyre shfaqet edhe shprehja “Ky është fundi”.
Protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve vijon në Tiranë në ditën e katërt, me thirrje kundër qeverisë dhe me kërkesën e pa negociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Nga Sidi Hasanaj
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
