Nuk lejohen tifozët, debutim i pazakontë për trajnerin e Partizanit

16 October 2026, 18:34 / SPORT ALFA PRESS
Nuk lejohen tifozët, debutim i pazakontë për trajnerin e

Mislav Karoglan do të debutojë si trajner i Partizanit, pikërisht ndaj Vorës. Në sfidën e së dielës nuk lejohen tifozët, ndaj për të është edhe një debutim i pazakontë.

Vora u pezullua me dy ndeshje pa tifozë në shtëpi pas Skënderbeut. Dhe e para është përballë Partizanit.

Karoglan është besuar për të nxjerrë Partizanin nga kriza. Njësoj si në fillimin e sezonit të kaluar, pas gjashtë javësh janë vetëm 4 pikë të grumbulluara. Të kuqtë mbajnë vendin e parafundit në renditje.

Karoglan pason trajnerin Florin Bratu. Gjatë kësaj kohe me ekipin ka punuar edhe Alfred Deliallisi.

 

 

Po ndodh...