Efektivët tërheqin zvarrë gjimnazistët gjatë protestës! Polici e qëllon me shkelma edhe pse është i neutralizuar!

16 October 2026, 14:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Efektivët tërheqin zvarrë gjimnazistët gjatë

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë është shoqëruar me përplasje fizike.

Siç shihet në pamje efektivë që tërheqin zvarrë të riun, ndërsa në një moment tjetër një polic shihet duke goditur me shkelma një të ri në këmbë, edhe pse ky i fundit duket se është neutralizuar.

Sakaq, situata para ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar herë pas herë, me efektivë të policisë që kanë hedhur ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj për të shpërndarë protestuesit.

 

Po ndodh...