Protestës i bashkohet dhe Pogradeci, gjimnazistët marshojnë në qytet me thirrje për dorëheqjen e Ramës

16 October 2026, 12:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protestës i bashkohet dhe Pogradeci, gjimnazistët marshojnë

Ka nisur protesta edhe në qytetin e Pogradecit, ku disa të rinj nga gjimnazet e qytetit janë bërë bashkë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Gjimnazistët kanë dalë në rrugë dhe po marshojnë përgjatë qytetit, duke brohoritur thirrjen “Rama, jep dorëheqjen”.

Protesta në Pogradec vjen në kuadër të tubimeve të gjimnazistëve që po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, ku të rinjtë po shprehin qëndrimet e tyre përmes protestave dhe bojkotit të mësimit.

Po ndodh...