Studentët i vënë flakën Shqipërisë, Edi Rama për Reutres: Nuk do të jap dorëheqjen!

15 October 2026, 11:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Studentët i vënë flakën Shqipërisë, Edi Rama

Në një kohë kur Shqipëria prej tre ditësh është nën flakë e tensione si pasojë e revoltës studentore, kryeministri Edi Rama e ka thënë qartë se nuk do të japë dorëheqjen. Në një intervistë për Reutres ai ka deklaruar se nuk do lejojë që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha agjencisë Reuters të enjten se nuk do të jepte dorëheqjen përballë protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë radhazi. Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkruan DW në Facebook.

Po ndodh...