Policia spraps autobotin e ujit, u liron rrugën protestuesve, komandanti i FNSH: Ju vaftë mbarë, vazhdoni protestën në mënyrë paqësore!

16 October 2026, 12:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia spraps autobotin e ujit, u liron rrugën protestuesve, komandanti i

Teksa studentët u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit, komandanti i FNSH pati një komunikim me të rinjtë në vijën e parë të frontit të protestës.

Ai u dëgjua t’iu thotë të rinjve të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të mos godasin me gurë, përndryshe do ketë kundërpërgjigje me ujë.

“Ju vaftë mbarë vazhdoni protestën në mënyrë paqësore. Nuk ka civilë. Mos godisni me gurë. Nëse godisni me gurë do ju përgjigjemi me ujë”, u dëgjua të thotë komandanti.

Sakaq, të rinjtë i kërkuan atij të heqë kapelen dhe të largohen policët civile nga turma.

Komandanti tha se nuk ka dijeni për civilë brenda turmës.

Edhe të rinjtë i kërkuan llogari komandantit për efektivët që goditën dje me gurë studentët, për të cilët tha se do mbajnë përgjegjësi.

Po ndodh...