68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen. Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK-u
Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.
Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.
Sot shënohet dita e 68-të e protestave, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.
Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Orwell te algoritmet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128