A u takua Berisha dhe Rama në Rinas? Përgjigjet kreu i PD: As nuk denjoj t’ia hedh shikimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar të ketë pasur një takim me kryeministrin Edi Rama në aeroportin e Rinasit, ditën kur kreu i qeverisë u kthye nga Shtetet e Bashkuara, ku kishte marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Berisha, i cili u paraqit këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, u pyet nga gazetarët në lidhje me një takim të mundshëm me Ramën në aeroport.
Ai tha se në atë kohë ishte duke udhëtuar drejt Strasburgut, ndërsa Rama po kthehej nga SHBA-ja. Berisha mohoi kategorikisht çdo takim mes tyre, duke deklaruar se nuk do të kishte arsye që ta takonte kryeministrin.
“Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika ku u takua me Taulant Ballën. A mund të imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri. Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin”, tha Berisha.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
