Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin!

5 October 2026, 11:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës

Një mësuese nga Fushë-Arrëzi ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit kundër reformës territoriale.

Në fjalën e saj, ajo tha se qytetarët nuk janë pyetur për ndryshimet e propozuara dhe theksoi se zëri i banorëve duhet të dëgjohet.

“Nuk na pyetën fare. Askush nuk pyeti qytetarët. Unë jam mësuese, por sot e ndjeva të nevojshme që të merrja pjesë në protestë për vendin tim. Nuk duhet të na shmangin, zëri ynë duhet dëgjuar!”, u shpreh ajo.

Mësuesja kërkoi që shqetësimet e banorëve të merren në konsideratë gjatë diskutimeve për reformën territoriale.

 

 

Po ndodh...