29-vjeçari i plagosur në Korçë: U sulmova nga dy persona të maskuar

7 Shkurt 2025, 18:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

29-vjeçari i plagosur në Korçë: U sulmova nga dy persona

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko u paraqit në spitalin e Korçës i plagosur.

Sipas informacioneve, Ruko ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2.

29-vjeçari ka marrë plagë në bark dhe krahë.

Grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit/ve.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128