Aksidentohet çifti në Durrës, makina përplaset me shtyllën

15 Mars 2025, 19:38 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksidentohet çifti në Durrës, makina përplaset me

Një çift bashkëshortësh pësoi lëndime pas një aksidenti automobilistik, pasditen e sotme, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një shtyllë që ndodhet në karrexhatë.

Sipas dëshmitarëve në zonë, bashkëshortët, rreth 57 vjeç, të ardhur nga Greqia po lëviznin me automjet kur u përplasën me shtyllën në rrugë.

Edhe pse rruga është asfaltuar së fundmi, shtylla nuk është zhvendosur, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa çifti ka marrë ndihmën mjekësore ne spital.

Po ndodh...