“Vdes për dy djemtë e mi, kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

15 Mars 2025, 19:46 / SHOWBIZ ALFA PRESS
“Vdes për dy djemtë e mi, kam dy vjet pa e parë”,

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij me djemtë.

Ai rrëfeu se djemtë janë pika e tij e dobët, por se prej më shumë se dy vitesh nuk e ka parë djalin e vogël për shkak të marrdhënieve me ish-bashkëshorten.

Brunilda Lahe: A keni ju një peng, a keni ju një pishman, a keni ju një breng që përse diçka nuk ka shkuar ndryshe, në aspekt në marrdhënien që keni me fëmijët tuaj? Shpesh artistët, pjesa që e vuajnë më së shumti është fakti që nuk kanë qenë shumë prezent në rritjen apo në jetën e përditshme të fëmijëve të tyre. A ja keni dal ju që ti vendosni këto balanca që të jeni pranë tyre, ti shihni ata të rriten çdo ditë, të jeni aty për këshillën në momentin e duhur? Endri ka qenë një baba autoritar, ke qenë një baba me humor që i merr gjerat me sportivitet?

Endri Prifti: Endri ka qenë baba që… unë vdes për fëmijët e mi, për dy djemtë e mi… dhe kam një peng, kam dy vjet e gjysmë pa parë djalin e vogël. Eshtë dhe ndonjëherë jeta që ti sjell këto gjerat e shtrembëta kështu që nuk e di pse, por një nga momentet e mia më të bukura dhe më të lumtura për mua kanë qenë kur haja dreka apo darka me dy djemtë e mi. Tani kam dy vjet e gjysmë që të voglin Vasilonkën time të shtrenjtë që është jeta ime, nuk e di sesi e sjell jeta dhe s’jemi takuar.

Brunilda Lahe: Po ai jeton jashtë?

Endri Prifti: Ai jeton këtu në Tiranë, por ka ato problemet, ndarjet, gjerat, këto dhe nuk e di sesi… po ta pyesim vetë domëthën, pyeteni vetë sesi…

Brunilda Lahe: Ju nuk keni arritur që ta gjeni gjuhën ndoshta me ish- bashkëshorten?

Endri Prifti: Unë i lë të lirë gjerat vetë, të mendoj vetë kur do të vijë, shkruaj ndonjëherë. Nga të mëdhenjtë mësohen sesi mësojnë të vegjëlit… se di, unë do ta lë të lirë, do vijë vetë ai. Ai është jeta ime, ka qenë, edhe ai ka thenë për mua kështu por tani nuk e di se ç’thotë. Po ja tani avash avash ka ditëlindjen prap, do të vijë…

Brunilda Lahe: A do ti thuash diçka nga ekrani?

Endri Prifti: Të dy djemtë e mi janë pasioni im, janë jeta ime, janë forca ime. Edhe kjo largësia më bënë akoma më të fortë mua, por që do vijë do të vijë sesbën ai. Unë bëhem akoma më i fortë, ai sipas dëshirës.

Brunilda Lahe: Ju po i jepni gjithë dashurinë dhe kohën që ai ka nevojë për të ardhur drejtë teje

Endri Prifti: Po do vijë se s’bën sepse gjaku sbëhet ujë.

Po ndodh...