
Berisha nxjerr mbështetësit në rrugë për TikTok, pjesëmarrja skandaloze, më e dobëta në historinë e PD!


Po mbahet në bulevardin kryesor të kryeqytetit protesta e thirrur nga Berisha kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok.
Me pankarta në duar kundër asaj që të rinjtë e opozitës e cilësojnë një akt censure, protestuesit po marshojnë nga sheshin Skënderbej për t’u vendosur para kryeministrisë. Bie në sy që pjesëmarrja është skandaloze, më e donëta në historinë e PD.
Qeveria vendosi të mbyllë rrjetin social, ndaj të cilit edhe shumë vende të tjera në botë kanë vendosur masa, pas vrasjes së të riut Martin Cani nga një bashkëmoshatar ndërkohë që për këtë çështje u zhvillua dhe një konsultë me prindër dhe mësues.
Disa ditë më parë kryeministri Rama njoftoi se mbyllja do të zgjasë 1 vit deri sa kompania të vendosë filtrat e sigurisë, ndërkohë që aktualisht platforma ende është funksionale.
Teksa Sali Berisha vlerëson se kryeministri Rama kërkon të mbyllë rrjetin social për arsye elektorale pasi shumë të rinj po e ironizojnë kreun e qeverisë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128