
Tubimi masiv në Serbi/ Vuçiçi bllokon gazetarët e huaj, mediat e pushtetit: Mbi 107 mijë protestues

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore serbe që t’i lejojnë gazetarët e huaj të hyjnë në vend dhe të kryejnë punën e tyre të papenguar.
Organizata tha se reagon pas raporteve se, dje dhe sot, gazetarë të caktuar nga Kroacia dhe Sllovenia janë penguar të raportojnë nga protestat në Beograd.
“Gazetares së RTL-së nga Kroacia, Iva Anzullovië, sot iu ndalua hyrja në Serbi dhe u kthye nga pika kufitare me arsyetimin se përbënte kërcënim për sigurinë. Policia serbe ka penguar edhe hyrjen në vend të gazetarit slloven të POP TV-së, Marko Gregorac”, thuhet në deklaratë.
Sipas saj, një ditë më parë, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike (ANEM) është informuar se së paku dy ekipe gazetarësh nga Kroacia janë penguar të hyjnë në Serbi.
Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Beogradit, në atë që shihet si protesta më e madhe antiqeveritare në Serbi dhe që kulmon protestat disa mujore kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiç.
Turma të mëdha protestuesish, që valëvisin flamujt serbë, janë vendosur në disa pika të kryeqytetit.
Qyteti ‘u pushtua’ nga zhurma e bilbilëve dhe daulleve. Turmat brohorisnin “Pump it Up”, një slogan i përdorur gjatë katër muajve të fundit të protestave të udhëhequra nga studentët. “Ai ka mbaruar”, shkruhej në pankartat e të rinjve, duke iu referuar Vuçiçit.
Edhe mediat e pushtetit raportojnë se ishin të paktën 107 mijë protestues.
Pas më shumë se katër muajsh protesta kryesisht paqësore të udhëhequra nga studentët, zhgënjimi me regjimin ka arritur pikën e vlimit, kështu shkruan Al Jazera.
Në kontrast të plotë me thirrjet e diplomatëve për qetësi, Vuçiç dhe qeveria e tij po e paraqesin protestën e sotme si një fuçi baruti që do të shpërthejë.
Për ditë të tëra, zyrtarët kanë paralajmëruar kërcënues se përleshjet janë të pashmangshme, madje duke sugjeruar se protestuesit mund të sulmojnë policinë ose të përpiqen të sulmojnë me forcë parlamentin.
Studentët në bllokadë kanë postuar në Instagram një plan skenik për tubimin protestues në Beograd, ndërsa skena kryesore do të jetë në sheshin Slavija, ku do të mbahet programi kryesor dhe fjalimet. Studentët kërkuan nga qytetarët që të mos përdorin mjete piroteknike.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128