Rama prezanton kandidatët! Janë në listën e PS në zgjedhje, kryeministri bisedime me emrat e rinj

15 Mars 2025, 20:05 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama prezanton kandidatët! Janë në listën e PS në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë maratonën më të gjatë në podkastin e tij “Flasim”, ku për tetë orë me radhë vuri përballë të gjithë kandidatët e rinj që janë në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit.

Me mesazhe për zgjedhjet, por edhe batuta, Rama prezantoi emrat e rinj që do zbresin në terren për të fituar votat e qytetarëve dhe për të zënë një karrige në sesionin e ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga kandidatja e Shkodrës, që ngriti shqetësimin se në shtëpinë e saj mund të shkojë vetëm me varkë, te i riu që nuk mbajti dot lotët, e deri te përfaqësuesja e komunitetit rom në Vlorë, të gjithë të rinjtë rrëfyen përfshirjen e tyre në Partinë Socialiste, një pjesë e tyre si investim i Akademisë Politike dhe platformës “Deputeti që duam”. Kandidatët janë të rinj në moshë dhe në jetën politike me dëshirën e madhe për të sjellë ndryshimin.

Kryeministri Rama e shpjegoi praninë e kaq shumë të rinjve në listat e Partisë Socialiste si një nevojë që partia e vitit 2030 të mos jetë një kënetë. Ndërkohë që mes tyre dallon numri i madh i atyre që janë rikthyer nga emigrimi me besimin për të bërë ndryshimin në Shqipëri.

Po ndodh...