Artan Hoxha: Tritoli ndaj Bernard Ndrecës ishte mesazh!
13 Prill 2023, 18:47 / AKTUALITET

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se tritoli ndaj Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës është mesazh.
“Vendosja e eksplozivit në atë krah dhe një sasi eksplozivi e vogël sigurisht që unë e lexoj më tepër se sa synim për ta eleminuar fizikisht objektivin, e shikoj si një mesazh paralajmërues që shkon ndaj tij. Pra, nëse autorët do të donin ta eliminonin fizikisht zotin Ndreca, ata do ta vendosnin eksplozivin poshtë sediljes së tij,” – u shpreh Hoxha.
Ndërkaq ai përmendi si një person shumë problematik Zef Hilën.
Hoxha u shpreh se ish-deputeti ka qenë në SPAK, nën hetim për ngjarje të tjera, ka qenë në gjykim, ka pasur konflikte me persona etj.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


