Banesa në Fushë Arrëz e rrethuar nga RENEA prej disa orësh! Dy të izoluarit refuzojnë të dorëzohen! Pas vëllait, Policia dërgon për negociata motrën e...

24 Nëntor 2025, 20:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Banesa në Fushë Arrëz e rrethuar nga RENEA prej disa orësh!

Vijojnë negociatat me dy personat e izoluar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.

Burime bëjnë me dije se pas vëllait, policia ka dërguar për negociatat motrën e njërit prej të izoluarve, pasi ata refuzojnë të dorëzohen.

Dy të armatosurit, Julian Cumraku dhe Arben Uka refuzojnë të dorëzohen në polici, ndërsa behet me dije se kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se: “Njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber””.

 

Po ndodh...