
Dëshmon nëna e vajzës nga Palestina: Na sollën një video n*do të saj, kur erdhën në Tiranë...

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë i regjistruar në Tiranë disa ditë më parë ku mbeti e vrarë një 24-vjeçare nga Palestina. Hetimet për zbardhjen e vrasjes marrin një tjetër drejtim. Rayyan Alwan dyshohet se u masakrua nga i ati për çështje nderi.
Policia gjermani i ka dërguar së fundmi disa informacione palës shqiptare në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares. Sipas informacioneve nga policia, pas verifikimeve, rezulton se më datën 26 shkurt, të këtij viti një ditë para zbardhjes së ngjarjes në Tiranë, nëna e viktimës ka bërë një kallëzim në polici, në Gjermani pasi ka pretenduar se shantazhohej me një video intime të vajzës së saj, ku në këmbim i kërkoheshin para.
Nëna e 24-vjeçares është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që pas këtij shantazhi të qëndronte vetë vajza, dhe këtë gjë e ka dyshuar për shkak se 24-vjeçarja më herët ka dërguar disa shuma parash, por ka dashur t’i kryejë veprimet e vetme, çka ka bërë që nëna të ketë dyshime.
Teksa shprehet se ka qenë në dijeni që bashkëshorti i saj me vajzën kanë udhëtuar në Shqipëri më 19 shkurt, gjatë këtij udhëtimi dyshohet se vajza e ka vënë në dijeni babain e saj për videon me të cilën po shantazhohej.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128