
Djali 3-vjeçar humbi jetën pas helmimit, motra i rikthehet normalitetit pas 10 ditëve në terapi

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve ka arritur që t’i shpëtojë vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive ne Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë duke bërë që e mitura ta kalojë gjendjen e rëndë shëndetësore. Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën.
Burime nga stafi i mjekëve bëjnë të ditur se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.
Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të spërkatur një mjedis pranë shtëpisë.
Ndërkohë mësohet se 7-vjeçarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë e cila është vajzë.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim pas humbjes së jetës të 3 vjeçarit duke regjistruar një procedim penal. Hetimi përfshin marrjen në pyetje të mjekëve nëse janë respektuar protokollet mjekësore si dhe të familjarëve të 3 vjeçarit që ndërroi jetë. Zyrtarisht shkaku i vdekjes së 3 vjeçarit nuk është bërë ende i ditur edhe pse është bërë analiza toksikologjike.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128