“Do tregoj kur të vdes”/ Çfarë fsheh Blerina Meta? Kush e administron shtëpinë e krimit horror?

27 Shkurt 2024, 13:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Do tregoj kur të vdes”/ Çfarë fsheh Blerina Meta?

E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta.

Ndonëse të tre fëmijët ndodhen pas hekurave, prokuroria po heton edhe Blerina Metën, gruan e 50-vjeçarit.

Kjo e fundit ende nuk është rrëfyer mbi ngjarjen, gjë që e konfirmon edhe nëna e saj e moshuar, Sanije Tuga.

E moshuara tha sot në emisionin me 'Zemër të hapur' se e bija kishte deklaruar se kur të rehatohej do të tregonte, duke nënkuptuar që kur të vdiste.

Po sipas emisionit Blerina aktualisht qëndron te prindërit e saj në Laç dhe se shtëpia e saj në Shënavlash është e mbyllur dhe administrohet nga Prokuroria.

Grupi hetimor kthehet shpesh herë në këtë banesë për të administruar prova.

Prokuroria ka të dyshuar dhe nënë e 3 fëmijëve, edhe pse nuk ka lëshuar ende një urdhër-arrest për të, pasi dyshohet se është bashkëpunëtore.

Sakaq, në një deklaratë për mediat, vëllai i Pëllumb Metës, lëshoi akuza në drejtim të kunatës së tij, ndërsa e akuzoi atë se është autore e vrasjes.

Ai tha se i fal nipërit e tij, por Blerinën kurrë.

“Fëmijët i fal, se janë viktimë. Nuk ka arrit askund në botë të vrasë vajza sepse nuk do të fejohet. Edhe si e ka pas mbajtur ai atë vajzë, si vajzën e vogël”, tha ai.

 

Po ndodh...