E rëndë/ E përplasi një makinë, humb jetën dy vjeçari në Kamëz

8 Mars 2025, 19:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë/ E përplasi një makinë, humb jetën dy
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Kamëz, ku një 2-vjeçar është përplasur nga një automjet.

Edhe pse familjarët e kanë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës, i mituri nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.