Lajme flash

Ekzekutoi në burg Arben Lleshin, GJKKO lë në regjimin “41 bis” Sokol Mjacajn

30 Janar 2025, 16:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutoi në burg Arben Lleshin, GJKKO lë në regjimin “41

GJKKO ka marrë vendimin që të lërë në izolim 41 Biss Sokol Mjacajn. Ky i fundit kishte bërë kërkesë që të dilte nga izolimi ekstrem. Mjacaj akuzohet se vrau në qeli Arben Lleshin.

Mjaçaj qëlloi për vdekje me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Më herët Mjacaj ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve në Dukagjin.

“REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”.

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në

nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat

dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë

vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e

periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale

të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj”.

dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJJKO.

 

Po ndodh...