Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve nga Tirana deri në Shkodër

Drejtuesit e komisariateve në Sarandë, Pogradec, Bilisht, Kavajë, Shkodër, komisariati nr. 2 Tiranë dhe Krujë kanë ndryshuar. Në komisariatin e Sarandës është emëruar Oltion Agolli, në Pogradec Klodian Kondi, në Shkodër Idriz Daulle, ndërsa në komisariati nr. 2 është emëruar Loard Sallaku.
Oltion Agolli i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Agolli ka zëvëndësuar Klodian Kondin. Ndërsa Kreshnik Alimadhi është emëruar në drejtimin e Komisariatit të Devollit, duke zëvendësuar Besim Palamanin i cili po hetohet për shpërdorim detyre dhe është pezulluar disa ditë më parë nga detyra e shefit të komisariatit.
Palamani dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


