FOTO: Kush është 15-vjeçari shqiptar që u shtyp nga treni në Itali

Elion Shala, i lindur dhe rritur në Itali humbi jetën ditën e djeshme pasi u godit nga nga treni. 15 vjeçari shqiptar kishte tentuar të kalonte shinat për të shkuar te shokët e tij, që ndodheshin në anën tjetër. Por në momentin që ishte mbi shina, ai u godit nga treni i Eurocity. Sipas mediave italiane, drejtuesi i trenit nuk kishte vënë re asgjë, ai ndaloi vetëm një kilometër më tutje. Elioni kishte kaluar pasditen me miqtë dhe do të ktheheshin në shtëpi me tren. Por ai nuk zgjodhi të shkonte në stacion përmes nënkalimit.
Lajmi u përhap me shpejtësi në komunitetin shqiptar, të cilët janë të shokuar. Skenat në vendin e ngjarjes ishin tronditëse, miq që qanin dhe familjarë që ulërinin.
Shqiptari humbi jetën menjëherë. Viktima ishte në vitin e dytë të një shkolle mekanike dhe luante me ekipin lokal të futbollit.

-
-
Dhunoi gruan dhe fëmijën, arrestohet 63-vjeçari në Durrës
23 Janar, 13:16 -
Zjarr në një banesë në Tiranë
23 Janar, 11:55
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


