Erërat e forta lënë disa zona në Lezhë pa energji elektrike, OSHEE angazhohet për riparimin e defekteve

27 Mars 2025, 13:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Erërat e forta lënë disa zona në Lezhë pa energji

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe erës që shoqëroi zonën prej mbremjës së djeshme, që shkaktoi edhe probleme në furnizimin me energji, ekipet e OSHEE janë angazhuar menjëherë për riparimin e defekteve në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Drejtori i OSSHEE në Lezhë, Andi Marku, ka bërë të ditur se bashkë me grupet e punës ndodhen në terren dhe vijon puna me intensitet për rikthimin e energjisë në fshatrat Kallmet, Blinisht, Piraj, Krajën dhe Markatomaj.

Ndërkohë, të gjitha zonat e tjera janë të furnizuara me energji dhe situata po monitorohet nga afër për të garantuar stabilitet në rrjet. OSHEE vijon punën e saj pavarsisht pranisë së motit me shi për të siguruar një ndërhyrje sa më efikase dhe normalizimin e plotë të furnizimit.

Po ndodh...