FOTO/ Efektivi që ndërroi jetë në autostradën "Tiranë-Durrës", ja kush ishte 45-vjeçari

10 Shkurt 2026, 15:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Efektivi që ndërroi jetë në autostradën

Eduart Biba është efektivi i policisë 45-vjeçar që ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak gjatë drejtimit të automjetit në autostradën “Tiranë–Durrës”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Biba ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të problemit shëndetësor dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

45-vjeçari me origjinë nga Kodër Rrësheni, ishte Oficer i Policisë me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Durrësit, qytet ku jetonte prej disa kohësh me familjen, ndërsa më parë ka punuar edhe në Policinë e Lezhës dhe te Mirditës.

Familjarët, miqtë dhe kolegët janë tronditur nga ky lajm tragjik dhe ndarje e parakohshme nga jeta e 45-vjeçarit.

 

Po ndodh...

ide