Urinoi në dëborë me mesazh kundër ICE, skiatori denoncon kërcënimet me vdekje

10 Shkurt 2026, 15:13 / SPORT ALFA PRESS

Urinoi në dëborë me mesazh kundër ICE, skiatori denoncon

Skiatori britanik Gus Kenworthy, i cili shfaqi indinjatën e tij ndaj veprimeve të agjentëve të Imigracionit dhe Kontrollit të Doganave të SHBA (ICE), thotë se disa persona kanë dëshiruar që ai të “thyejë qafën” gjatë garës.

Skiatori i stilit të lirë, Gus Kenworthy, ka denoncuar kërcënime për vdekje, duke përfshirë mesazhe që i urojnë të “rrëzohet” gjatë garës, pas reagimit të tij kritik ndaj veprimeve të agjentëve të ICE. Kenworthy, i lindur në Chelmsford (Angli) por i rritur në Kolorado që nga mosha dy vjeç, dhe që garoi me ekipin e SHBA në Lojërat Olimpike të 2014-ës, kishte postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqej një mesazh mbi dëborë, i shkruar me urinë, ku lexohej: “Fuck ICE”.

Pas këtij veprimi, ai thotë se, megjithëse ka marrë edhe mesazhe mbështetëse, disa kërcënime kanë qenë të tmerrshme. “Njerëzit më thonë të vetëvritem, më kërcënojnë, duan të më shohin duke u goditur në gjunjë ose duke më thyer qafën gjatë garës, më fyejnë… Është çmenduri”.

Kenworthy lavdëroi yjet amerikane Hunter Hess dhe Michaela Schifrin për qëndrimin e tyre kritik ndaj administratës Trump. “Është frymëzues dhe e rëndësishme”, tha ai. “Mendoj se herë pas here njerëzit harrojnë që mund të duash SHBAnë dhe të jesh krenar për të qenë amerikan (unë jam), dhe megjithatë të mendosh se mund të bëhet më mirë, dhe se të duash SHBA-në nuk do të thotë se mbështet këtë administratë”, përfundoi skiatori.

 

Po ndodh...

ide