Gjithçka për shpëtimin e Ballukut! Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit, kryeministri Edi Rama të Hënën paralajmëroi se “grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, nga burime brenda mazhorancës socialiste, mësoi detajet se si do të avancohet me këtë ndërhyrje ligjore.
Për momentin përjashtohet ngritja e një grupi pune me juristët e grupit parlamentar socialist.
Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të drejtësisë Besford Lamallari.
Të njëjtat burime kanë treguar ndryshimet e mundshme të këtij neni.
Por fillimisht le të shikojmë se çfarë parashikon neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.
Top Channel mëson se ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.
Me këtë ndryshim mazhoranca synon ti japë fund debatit sa politik dhe juridik nëse SPAK e më pas me miratimin e GJKKO ndërhynë në kompetencat e qeverisë.
Mbetet e paqartë koha se kur ky ndryshim do të shkojë për diskutim dhe miratim në parlament./Top Channel
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128