Gjykata Speciale e Hagës liron ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i biri: Mirë se erdhe në atdhe babë!
10 Shkurt 2026, 14:56 / KOSOVA

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale.
Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka ndarë një mesazh të shkurtër emocional, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Pas lirimit të tij, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruan OVL e UÇK-së.
Haxhi Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Nga Sokol Neçaj
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Nga Gentian Gaba
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
