
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Kukësit, Ajshe Xhafa

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për gjyqtaren e Gjykatës së Kukësit, Ajshe Xhafa, për disa shkelje të mundshme të procedurave ligjore dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimi ka ardhur pas një sërë ankesash dhe denoncimesh, të cilat kanë ngritur shqetësime të forta për performancën e saj në sistemin e drejtësisë.
Burime për “Ora News”, bëjnë me dije se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka shpallur një vërejtje publike për gjyqtaren e Gjykatës së Kukësit, Ajshe Xhafa, pas shqyrtimit të ankesave dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe palët e përfshira në procedurat gjyqësore. Kjo vërejtje vjen pas një serie shkeljesh të mundshme të procedurave dhe sjelljeve jo profesionale që janë ngritur ndaj saj.
Një nga ankesat kryesore që ka shqetësuar qytetarët dhe palët e përfshira në proceset gjyqësore është kalimi i afateve ligjore për zbardhjen e vendimeve gjyqësore. Gjyqtaret kanë detyrimin të zbardhin vendimet brenda afateve të parashikuara nga ligji, por gjyqtarja Xhafa ka dështuar të përmbushë këtë detyrim, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe duke penguar realizimin e drejtësisë në kohë.
Po ashtu, ka pasur ankesa të vazhdueshme për shtyrjen e seancave gjyqësore pa një arsye të justifikuar ligjerisht dhe për mungesën e efikasitetit në procesin e vendimarrjes. Shtyrjet e seancave dhe zvarritja e proceseve gjyqësore kanë bërë që qytetarët dhe palët që kërkojnë drejtësi të ndihen të pasigurt nga mungesa e një trajtimi të shpejtë dhe të drejtë.
Një tjetër problem ka qenë sjellja e saj në sallën e gjygjit, ku ka pasur akuzat për arrogancë dhe për mosrespektim të palëve të përfshira në proces, përfshirë edhe prokurorët dhe avokatët. Gjyqtaret duhet të mbajnë një qëndrim të paanshëm dhe të respektueshëm ndaj të gjithëve, por ka pasur denoncime që sugjerojnë se Xhafa ka ofenduar dhe ka përdorur tone të ashpra në drejtim të atyre që marrin pjesë në gjykim.
Përveç këtyre shqetësimeve, ka pasur edhe denoncime anonime që sugjerojnë se gjyqtarja Xhafa është e pranishme në punë vetëm pesë ditë në muaj. Kjo është një shkelje e rëndë e detyrave të një funksionari publik, sidomos kur bëhet fjalë për një pozita kaq të rëndësishme si gjyqtari. Një gjyqtar ka përgjegjësinë të jetë i angazhuar dhe të kontribuojë në administrimin e drejtësisë në mënyrë efikase, dhe mungesa e saj e vazhdueshme në punë nuk mund të justifikohet.
Po ashtu, ka pasur denoncime për arrogantin dhe ofendimet që Xhafa ka drejtuar ndaj kolegëve të saj dhe administratës gjyqësore në Kukës. Si një figurë autoriteti në sistemin e drejtësisë, ajo ka për detyrë të ofrojë një shembull të mirë të profesionalizmit dhe etikës, por ka pasur informacione që sugjerojnë se ka tejkaluar kufijtë e sjelljes profesionale dhe ka krijuar një atmosferë të tensionuar dhe jo bashkëpunuese në gjykatën e Kukësit.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve dhe akuzave të ngritura, mbetet të shihet se kush fshihet pas mbrojtjes së kësaj gjyqtarëje dhe nëse do të ndërmerren hapa për të adresuar këto shkelje. Megjithatë, ky hetim është një mundësi për të vlerësuar nëse Xhafa ka tejkaluar limitet e etikës dhe të detyrave të saj si gjyqtare dhe për të siguruar që drejtësia të administrohet me profesionalizëm dhe integritet në çdo rast.
Shpresojmë që ky hetim të çojë në një proces të drejtë dhe të hapur dhe të sjellë transparencë për punën e këtij institucioni të rëndësishëm. Qytetarët dhe shoqëria shqiptare kanë nevojë për një sistem të drejtësisë që funksionon pa ndërhyrje dhe abuzime, dhe është përgjegjësi e secilit institucion dhe funksionar të kontribuoni në ndihmën për të mbajtur të paprekur besimin e qytetarëve në drejtësinë e vendit./Ora News

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128