
Kapen 40 kg kokainë në portin e Livornos, në pranga 3 shqiptarë

31 Tetor 2024, 20:00 / AKTUALITET
Një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë e llojit kokainë, e ndarë në 36 blloqe me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në portin e Livornos nga Policia Financiare dhe Agjencia e Doganave.
Tre persona janë arrestuar, sipas asaj që mësohet bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë të zbuluar nga financierët dhe stafi i ADM-së teksa po përpiqeshin të merrnin lëndën narkotike nga një kontenier, i cili mbërriti nga Ekuadori, pasi kishte hyrë ilegalisht në zonën e portit, shkruan Ansa.
Lënda narkotike, pasi të jetë marrë dhe analizuar nga laboratori ADM, do të asgjësohet në një incenerator.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un
Nga Taulanta Jupi*


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128