Mori 10 mijë euro për të nxjerrë naftën nga Tunezia, Apeli i GJKKO-së lë më burg policin Armand Marvataj

27 Mars 2025, 12:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mori 10 mijë euro për të nxjerrë naftën nga Tunezia,

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg efektivin e policisë, Armand Marvatajn, që dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro për ta lejuar të marrë naftën e bllokuar në Durrës.

Efektivi i Policisë, Marvataj ishte caktuar detyra të ruante anijen “AYAZANOYBYA” të Tanzanisë, e sekuestruar më 13 janar të këtij viti me 200 ton naftë kontrabandë.

Sipas SPAK-ut nxjerrja e lëndës djegëse është bërë në mes të ditës, rreth orës 15:00 të 27 janarit në Porto Romano, ku anija ishte ankoruar që prej sekuestrimit me vendim gjykate.

Burime për “Ora News”, bëjnë me dije se agjentët e AMP-së dhe Policia e Durrësit, bënë ri-këqyrje të anijes, përfshirë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Porto Romano, të cilat kanë filmuar momentet e nxjerrjes së naftës, e cila është marrë me tub përmes një pompe dhe është ngarkuar në autobot.

Nga ekspertimi i mostrave të marra në anije rezultoi se nafta ishte zëvendësuar me ujë.

 

Po ndodh...