
Ndërtimi i resortit në zonë, banorët e Baks-Rrjollit zhvendosin protestën në derën e SPAK

28 Mars 2025, 12:14 / AKTUALITET
Nga protestat që kanë mbajtur në fshatin e tyre, banorët e Rrjollit e zhvendosën reagimin e tyre në SPAK, kundër ndërtimit të një resorti në këtë zonë.
Ndonëse banorët e Rrjollit në Velipojë kanë kërkuar vazhdimisht hetime nga prokuroria, përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme, tashmë protesta e tyre është përshkallëzuar.
Përveç tubimit, ata kanë dorëzuar edhe dokumente shtesë në strukturën e posaçme.
Banorët akuzojnë emra konkretë për tjetërsimin e pronave të fshatit të tyre. Ata insistojnë se prona është tjetërsuar përmes praktikave të falsifikuara dhe se, sipas tyre, në këtë proces janë të përfshirë njerëz me pushtet.
Ditët e fundit, banorët kanë vijuar protestat në fshatin e tyre.

Sondazhet dhe e vërteta!
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128