Rama godet SPAK "në brez": Kemi rezerva, ne ia dhamë në dorë "shpatën" Altin Dumanit se nuk e njihte kush!

30 Mars 2025, 22:09 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama godet SPAK "në brez": Kemi rezerva, ne ia dhamë në

Kryeministri Edi Rama, nga Athina, ka sulmuar "nën brez" drejtësinë dhe SPAK. Ai deklaroi se dikur nuk ja dinte emrin askush Altin Dumanit, por falë qeverisë së tij, që ia dha "shpatën e drejtësisë" në dorë, sot të gjithë e njohin. Faktikisht SPAK dhe drejtuesi Dumani janë bërë popullor në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht, pikërisht se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mundi dot t'i vërë nën kontroll dhe nuk arriti t'i pengojë dot të arrestojnë dhe hetojnë bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit.

"Dhe pavarësisht se kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër (gjyqësor) për ndonjë lajthitje, mjafton të dëgjoni bufin që thotë "në 11 Maj do marr vota dhe në 12 Maj do shkrij SPAK-un". Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tëra, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte. Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti "bufi i kënetës" për të futur në burg Fatos Nanon", tha Rama.

"Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete", shtoi kreu socialist./Alfapress.al