Nesër ndalohet qarkullimi i makinave në Bulevard, çfarë do ndodhë në kryeqytet
4 Maj 2024, 15:24 / AKTUALITET

Ditën e diel do të rikthehet dita pa makina në kryeqytet. Bashkia Tiranë raporton se kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, si edhe për të bërë një jetë më aktive.
Në qendrën e Tiranës do të organizohen aktivitete nga bashkia, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.
“Rikthehet ‘Tirana pa Makina’. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera. Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan Veliaj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


