Përplasi 2-vjeçarin që ndërroi jetë në spital, arrestohet drejtuesi i makinës

8 Mars 2025, 19:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi 2-vjeçarin që ndërroi jetë në spital,
Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë në Kamës, ku një 2-vjeçar gjeti vdekjen në spital, pasi u përplas për vdekje nga një makinë.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin.

Bëhet me dije se se autori është identifikuar si 57-vjeçari me inicialet Y. M., i cili mësohet se ishte edhe fqinj me familjen e viktimës.

Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.

Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë.